Prezantuesja e njohur e spektaklit, Big Brother Albania, Arbana Osmani, ka konfirmuar se reality shou nuk do të organizohet këtë vit.
Bukuroshja e bëri të ditur për publik lajmin në rrjetet sociale.
“Big Brother Albania” do të marrë një pauzë të gjatë dhe do të rikthehet totalisht i rinovuar dhe absolutisht tërheqës si gjithmonë, por vitin tjetër”, u shpreh ajo.
Nuk dihet se sa e vërtetë është kjo deklaratë e Arbanës, por besohet se Top Channelit i ka përfunduar kontrata me Endemolin për të drejtat e organizimit të spektaklit.
No comments:
Post a Comment